Maqedoni

Boshnjakovski: S’ka bisedime me Besën apo PDSH-në

10.01.2018 15:34

Asnjë lëvizje për momentin në ekzekutiv. Zëdhënësi I qeverisë Boshnjakovski, thotë se nuk ka për momentin asnjë bisedim me partitë shqiptare...

Asnjë lëvizje për momentin në ekzekutiv. Zëdhënësi I qeverisë Boshnjakovski, thotë se nuk ka për momentin asnjë bisedim me partitë shqiptare Besën apo PDSH-në, për hyrjen e tyre eventuale në qeveri pas dorëheqjes së ministrave dhe zëvëndës ministrave të Aleancës.
 
Takimi mes Kasamit dhe Zaevit, ka qenë takim diskutimi rreth përkrahjes për  për pakon e reformave që duhet të votohen në Kuvend, thotë Boshnjakovski. 
 
“Takimi u zhvillua në kahje për marrjen e përkragjes së Kuvendit për pakonë e ligjeve reformuese të cilat do të dueht të votohen në kuvend. Po ashtu do të citoj Kryeministrin se as  me PDSH në nuk po zhvillohen negociata”, shprehet zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.
 
Në vazhdën e reformave, për të cilat qeveria pret mbështetje më të gjerë, padyshim shumëtë rëndësishme janë ato në gjyqësor. Bashkë me keshillin për reforma, që drejtohet nga ministri I drejtësisë Bilen Saliji, tashmë do të veprojë edhe një këshill I ri , për Ndjekjen e Zbatimit të Strategjisë për Gjyqësinë, me të cilin do të kryesojë vetë kryeministri Zaev.
 
Por sipas zëdhësit Boshnjakovski, kjo nuk do të thotë se ministri Saliji nuk po e kryen si duhet punën e tij, por se ndjekja e implementimit të reformave, do të ngrihet në një nivel më të lartë brenda qeverisë.
 
“Puna në Ministrinë e Drejtësisë është kryer me sukses, nga ana e Ministrit ,  bashkëpuntorëve dhe antarëve të grupit punues . Por tani pason situate e re , implementimi  strategjisë në kuadër të institucioneve tjera dhe ndjekje e implementimit të saj si prioritet për reformat në gjyqësor”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.
 
Anëtarët e trupit të ri duhet të bëhen të ditur deri në fund të janarit. 
 
FLUTURA LATIFI