Formimi i ATO-së, Kallajxhiev: Po ngjan si bebe e DSK-së

10.01.2018 16:18

Formimi i Agjencisë Teknike Operative për përgjime nuk ofron garanca të duhura...

Formimi i Agjencisë Teknike Operative për përgjime nuk ofron garanca të duhura në aspekt të mbikëqyrjes dhe nuk mundëson mbrojtje nga keqpërdorimi politik, vlerësojnë ekspertët. Profesori Goran  Kallajxhiev madje thotë se  nuk ka asnjë garanci për ta besuar Agjensinë  Teknike Operative, kur që larg shihet se Ajo është thjesht një fëmijë i DSK-së

“Tre shtylla janë të rëndësishme për reformat njëra është që shërbimi të ketë integritet,profesionalizëm dhe procedura të brendëshme ,më pas procedura për përgjim dhe të tretat janë mekanizma kontrollues. Ne nuk kemi garanci që A.T.O do të jetë shërbim me integritet, nga larg shihet se A.T.O është bebe e DSK-së dhe nuk ka garanci se kjo pjesë do të ndahet nga DSK-ja” – tha profesor, Gordan Kallajxhiev.

FORMIMI I ATO-SË, MPB: RESPEKTUAM REKOMANDIMET E PRIBESË

Por nga Ministria  e Brëndëshme thonë se ndryshimet ligjore, po punohen që në 2016 sipas rekomandimeve të Pribesë dhe nuk bëhet fjalë për propozim ligj të sjellë brenda natës.

 “Rekomandimet në dy raportet e Pribesë janë inkorporuar në textet ligjore. Raporti i dytë i Pribesë ofron të gjitha modelet për sa i përketë Agjensinë  Teknike Operative dhe potencohet se e njejta mund të jetë opsion i mirë” – u shpreh Svetllana Vllahoviq – Dimianovska, Shef në Sektorin për EU pranë MPB-së.

EKSPERTËT: ENDE KA DYSHIME SE PËRGJIMET MUND TË KEQPËRDOREN

Ekspertët thonë se Maqedonia nuk vuan nga ligjet e këqija, por nga implementimi I keq i ligjeve të mira. Sipas tyre, madje nuk janë respektuar as rekomandimet  e Pribesë, sic thonë nga MPB

“Një pjesë e madhe e rekomandimeve të Pribesë nuk u respektuan dhe pakënaqësin e tij suptile,  mund ta shohim edhe  në raportin e dytë,  ku hapur tregon se gjatë zgjedhjes së modelit të Bakov,  nuk u largua dyshimi se do të ishte e mundur keqëpërdorim i mëtejshëm politik në ndjekjen e komunikimeve” – tha Aleksandar Nacev, nga Qendra për Hulumtim të Sigurisë, .

“Ne duhet të bëjmë reforma të pikëpamjeve tona politike se a thua edhe më tej Qeveria ka ambicie të  ndjek opozitën, a ka opozita dëshirë të ndjekë se cfarë bën Qeveria dhe a thua një etnikum i caktuar,  përmes përfaqësuesve politik ka ambicie të ndjekë etnikumin tjetër politik sic ishte rasti deri më tani, ne nuk mund të ecim përpara  përderisa  nuk i pastojmë këto dilema” – deklaroi analisti, Muamet Alili.

Debati me temë "Si të merrni më shumë mbrojtje nga përgjimi i paautorizuar" u organizua nga Lëvizja Evropiane në Maqedoni. (Gyltene Sinani, TVM2)