Karaxhovski tërhiqet: Dhashë qëndrim personal, jo qëndrimin e këshillit
Këshilli Gjyqësor nuk qëndron pas vlerësimeve të shprehura nga Kryetari, Karaxhovski....

Këshilli Gjyqësor nuk qëndron pas vlerësimeve të shprehura nga Kryetari, Karaxhovski në pres konferencën e fundit. Ato janë qëndrime të tij personale e jo qëndrimet e Këshillit.
“Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, informon opinionin se qënrimet e thëna në pres konferencën e mbajtur më 4 janar, që nuk kanë të bëjnë me punën e Këshillit GJyqësor, janë qëndrime të tij personale”, thuhet në deklaratën e Karaxhovskit, pasi sot takioi pas dyerve të mbyllura, anëtarët e Këshillit.
Kjo tërheqje e Karaxhovskit nga kritikat e vetëm para pak ditëve rreth reformave në gjyqësor, rreth Prokurorinë Speciale dhe sistemin AKMIS, vjen pasi kundër këtyre deklaratave dolën pothuajse gjysma e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
Karaxhovski më herët tha se gjyqësori ka nevojë për reforma thelbësore që do të japin rezultate, e jo si deri tani kur reformat kanë qenë vetëm pamflet.
Karaxhovski kritikoi edhe përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri publik, e kërkoi që Prokuroria Speciale të bëhet pjesë e prokurorisë themelore sa më shpejt, e jo në 2019 sic parashihet në strategjinë për reforma.
Kërkoi edhe paga më të mëdha për gjykatësit që sipas tij, janë më të keqpaguarit në Europë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
