Dhuna në kuvend, apeli shqyrton ankesat e të paraburgosurve

10.01.2018 18:40

Në seancë publike, Gjykata e Apelit ka shqyrtuar tre ankesa nga të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend....

Në seancë publike, Gjykata e Apelit ka shqyrtuar tre ankesa nga të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Përveç mbrojtjes, edhe prokurori Jovan Cvetanovski,  nga trupi gjykues kërkoi që aktorit Vllado Jovanovski t’i hiqet masa e paraburgimit dhe e njejta t’i zëvendësohet me ndonjë masë tjetër alternative. Po gjatë ditës së sotme u shqyrtuan edhe ankesat e ish shefit të MPB-së Oliver Popovski dhe sigurimin e Ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovskit ,Goran Gjoshevski.

Pala mbrojtëse e të akuzuarve theksoi se paraburgimi për këtë vepër është i pa bazë, pasi që sipas tyre nuk egziston rreziku që të akuzuarti të lëshojnë vendin , apo dhe të ndikojnë tek dëshmitarët më tutje në procedure. Ata kërkuan që të akuzuarve t’u shqiptohet ndonjë masë më e lehtë se ajo e paraburgimit. 

Avokati mbrojtës Donço Nakov para Këshillit të Apelit theksoi se gjykatësit të cilët i kanë vazhduar masën e paraburgimit edhe për 30 ditë, kanë qenë të motivuar politikisht dhe se vet kualifikimi i lëndës nuk ka bazë për paraburgim. Dy ankesat e avokatëve në fjalë i kundërshtuan prokurorët e prokurorisë së lartë.

Ata kërkuan që ankesat të hidhen poshtë si të pa baza ,pasi që sipas tyre në këtë fazë dhe me këto dëshmi egziston dyshimi se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkohen.

Për ngjarjet e 27 prillt në Kuvend janë arrestuar 23 persona ndërsa ankesë kundër masës së paraburgimit në Gjykatën e Apelit kanë kërkuar 18 të akuzuar ,për të cilat do të vendoset ditëve në vijim.