Ndotja e ajrit, Çairi filloi pastrimin gjeneral të rrugëve
Qyteti i Shkupit ka filluar nga Çairi një ndër masat për pastrimin e ajrit.....

Qyteti i Shkupit ka filluar nga Çairi një ndër masat për pastrimin e ajrit. Në bashkëpunim me higjienën komunale dhe ndërmarjen për parqe dhe gjelbërim, filloi pastrami intensive i rrugëve në komunën e Çairit, aksion që do të vazhdohet në ditët e ardhëshme, edhe në komunat e tjera të Shkuoit, ku ndotja arrin shifra alarmuese. Por krerët e shkupit dhe Çairit porosisin se për ajër të pastër, përgjegjës jemi të gjithë
“Ndotja e ajrit është problematik që ballafaqohemi cdo ditë, cdonjëri nga ne, ne si institucion dhe qytetarët duhet të japim kontributin tonë me qëllim që të përmirësojmë gjendjen aktuale të ndotjes së ambientit” – tha kryetar i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
“Bashkërisht në këtë aksion të madh të trokasim në ndërgjegjen e çdo bashkëqytetari tonë që në të ardhmen të kujdesemi për ambientin tonë që të jetë sa më i pastërt dhe kuptohet në kësi aksione që janë më masive që dhe bashkëqytetarët tanë të bashkangjiten kësaj iniciative dhe të japin kontribut në këtë drejtim” – tha Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Nga ndërmarjet publike gjithashtu potencojnë rëndësinë e vetëdijes qytetare për ambient të pastër dhe premtojnë më shumë hapësira të gjelbwrta për Çairin.
Masat për parandalimin e ndotjes së ajrit do të zgjasin deri sa ndotja të reduktohet dukshëm ndërkohë që shumë shpejt edhe në Cair do të ngrihet një stacion matës për ndotjen e ajrit. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
