Këshilli komunal në Çair, Ganiu: Nuk bllokojmë askënd, të hapur për bashkëpunim
Komuna e Çairit ende nuk e ka zgjedhur kryetarin e saj....

Komuna e Çairit ende nuk e ka zgjedhur kryetarin e saj, për shkak të numrave të ngushtë dhe mosarrëveshjeve për emrat.
Por kreu i komunës Visar Ganiu, thotë se kjo çështje do të zgjidhet shpejt, sepse interesi i të gjithë këshilltarëve, nga cilado parti, është zgjidhja e problemeve të qytetarëve të komunës.
Sipas tij, çdokush që dëshiron të bashkëpunojë me shumicën për zgjidhjen e ngërçit aktual, është i mirëseardhur.
"Duhet bisedime me të gjithë këshilltarët e partive që janë në përbërjen e këtij Këshilli Komunal dhe jam i bindur se bisedimet do të ecin në rrugë të mbarë dhe do të kemi shumë shpejtë edhe kryetarin e këshillit. Jam i bindur se këshilli do ta zgjedhë edhe kryetarin, dhe do të mund të funksionojë në mënyrë normale. Aty është çështje parimesh dhe programit të cilin ne e kemi. Çdo këshilltar që do ta pranojë programin tonë dhe mendoj është detyrë që të punojnë për një Çair më të mirë, që në bisedime të hasim një mirëkuptim është i mirëseardhur për të formuar këshillin. Ne nuk kemi bërë vija bllokade për asnjë këshilltarë brenda dhe çdonjëri që do të bashkëpunojë me shumicën është i mirëseardhur" – tha Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
