Udhëtimi vdekjeprurës drejt shpresës, shpëtohen 300 emigrantë në Libi, 50 gjetën vdekjen

10.01.2018 19:29

Forcat bregdetare libiane, kanë arritur të shpëtojnë 300 emigrantë....

Forcat bregdetare libiane, kanë arritur të shpëtojnë 300 emigrantë që lundronin me disa varka të vogla. Në Khomus, marina arriti të gjejë një varkë gome të shpuar, dhe 16 njerëz që përpiqeshin të mbijetojnë. 50 udhëtarët e tjerë të së njëjtës varkë,  janë mbytur. 

Operacioni I dytë u krye në veri të Zavias, ku emigrantët që ishin mbi varka, kishin më shumë fat dhe u arritën të shpëtohen të gjallë

“Morëm lajmërimin nga një anije peshkimi, se ka një varkë me migrantë që po mbytet. Arritëm dhe gjetëm varkën pothuajse pa ajër, vetëm 16 kishin shpëtuar gjallë, 50 të tjerët për fat të keq, konsiderohen të zhdukur. Derti kishte shumë dallgë dhe nuk kemi më shpresa se ndonjë prej tyre mund të ketë mbetur i gjallë. Në Zavia ndërkohë ishim më suhmë fat, arritëm të shpëtojmë 280 persona” – tha Nasser Al-Gamoudi, Komandant i Marinës Libaneze.

Vitin që lamë pas, 3.116 njerëz gjetën vdekjen në përpjekje për të arritur në Europë përmes Mesdheut.

Kaosi që është krijuar në Libi, që kur pushtetin në dorë e mori ushtriua pas rrëzimit të Muhamer Gadafit në 2011, u ka krijuar trafikantëve të qenieve njerëzore udhë të lirë, duke  e kthyer Libinë në pikën më të madhe tranzite të emigrantëve ilegalë të të gjithë atyre që shpresojnë për një jetë më të mirë.