Botë

Në Greqi konfiskohet anije me materiale për përpunimin e mjetit shpërthyes

10.01.2018 20:33

Roja bregdetare greke sot sekuestroi anije, e cila ka bartur materiale për përpunimin e mjetit shpërthyes...

Roja bregdetare greke sot sekuestroi  anije, e cila ka bartur materiale për përpunimin e mjetit shpërthyes dhe janë arrestuar tetë anëtar të ekuipazhit, kumtoi sot roja bregdetare.
 
Anija, e cila ka lundruar nën flamurin e Tanzanisë, është zbuluar në afërsi të Kretës, ndërsa në të janë gjetur 29 arka, ku ka pasur amonium-nitrat, detonatorë dhe 11 rezervoarë të zbrazëta për gaz të lëngshëm të naftës.
 
Anija është nisur nga porti turk Mersin dhe ka lundruar drejt Xhibutit, por më vonë iu ndryshua ruta dhe si destinacion të fundit u përmend porti libian, Misrata./mia