Botë

Numri i të vdekurve nga cikloni në Madagaskar u rrit në 33

10.01.2018 21:19

Numri i të vdekurve në ciklonin Ava që e goditi ishullin Madagaskar, u rrit në 33, ndërsa edhe 22 persona po llogariten të zhdukur...

Mbi 24.000 persona janë shpërngulur si pasojë e ciklonit. Cikloni tropikal Ava e goditi bregun lindor të Madagaskarit të premten dhe të shtunën, ndërsa shpejtësia e erërave ishte prej 140 deri 190 kilometra në orë.
 
Në ciklonin që në mars vitin e kaluar e goditi Madagaskarin, pësuan 50 persona, ndërsa dëm të madh u shkaktua edhe në plantacionet me vanilë./mia