Ekonomi
6 kompani të interesuara të investojnë në RM
10.01.2018 21:47
Gjashtë kompani të huaja shprehin interesim për të investuar në Maqedoni...

Kompanitë kishin takim me kryeministrin Zoran Zaev ku u informuan në lidhje me kushtet të cilat i ofron qeveria për kompanitë e huaja. Përfaqësuesit e kompanive të huaja shprehen se ata Maqedoninë e shohin si vend të përshtatshëm për të investuar.
“Duam të hapim një fabrikë për prodhim të energjisë elektrike. Me të vërtetë duam që ta sjellim të gjithë teknologjinë më moderne evropiane këtu në Maqedoni, në mënyrë që Maqëedonia të jetë më afër standardeve të Evropës dhe të kontribuojmë në mbrojtjen e ajrit”, shprehet afaristi Duell Tarek.
“Investimi ynë ka të bëjë me për hapjen e fabrikës për prodhimine çokollatave. Po shqyrtojmë mundësinë dhe mendojmë se këtu qeveria na ofron me të vërtetë kushte të mira përmes subvencioneve dhe kushteve të tjera”, shprehet afaristi nga Zvicra, Karlozo Kelien.
Investitorët e huaj, kanë ardhur këtu me ndërmjetësim të disa afaristëve të Maqedonisë nga Zvicra, të cilët zotohen se për një afat të shkurtër kohor do të ketë edhe nënshkrim të marrëveshjes zyrtare për fillim të punës së kompanive.
“Kushtet në Maqedoni janë shumë të volitshme për investitorët e huaj dhe për atë mendoj se për dy apo tre muaj do të hapen dy fabrika. Nuk mund ta them prej tani vlerën e investimeve, por përafërsisht bëhet fjalë për investime rreth 50- 100 milionë euro”, shprehet afaristi në Zvicër nga Maqedonia, Avni Nasufovski.
“Përfaqësuesit e kompanive, prominentët, investitorët janë të kënaqur shumë por besoj që edhe të gjithë qoftë kryeministri apo edhe krerët e pushtetit lokal të, cilët i kemi takuar janë ndarë të kënaqur dhe kanë parë një seriozitet shumë të madh dhe gatishmëri për të investuar”, shprehet afarist në Zvicër nga Maqedonia, Safet Sadiku.
Investitorët e huaj janë të gatëm të sjellin edhe kompani të tjera të huaja në Maqedoni, me të cilat kanë bashkëpunim profesional.
ERSAN PAJAZITI
