Maqedoni

Shkup, hiqen masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit

11.01.2018 09:28

Masat e jashtëzakonshme dhe rekomandimet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit prej sot nuk vlejnë...

Ato u aktivizuan më tetë janar për shkak të koncentrimeve të rritura të grimcave PM10 në ajër.

Vendimin për heqjen e masave kundër ndotjes së ajrit e kumtoi dje Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qyteti i Shkupit, sepse koncentrimet e mesditës të PM10 kanë qenë nën kufirin e lejuar, gjegjësisht vetëm një stacion matës ka treguar ndotje më të madhe nga pragu i lejuar i materive ndotëse në ajër.

Ndërprerja e masave të jashtëzakonshme do të thotë se prej sot hiqet edhe transporti falas në autobusët e transportit  publik të qytetit, i cili paguhet sipas tarifës ekzistuese.

Masat e jashtëzakonshme dhe rekomandimet Qyteti i Shkupit i vendosi pas kumtesës së marrë nga Ministrinë e Mjedisit Jetësor se pragu i alarmimit të PM10 për dy ditë radhazi është tejkaluar në dy stacione të matjes  – Rektorat dhe Lisiçe.

Qyteti i Shkupit kumtoi se masat dhe rekomandimet do të vendosen sërish nëse përsëritet episodi i ndotjes së ajrit, për të cilën qytetarët do të informohen në kohë.