Maqedoni

Mjegull në akset rrugore Strumicë dhe Radovish

11.01.2018 10:03

Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 100 metra sot në mëngjes ka në aksin rrugor Shtip - Radovish...

Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 100 metra sot në mëngjes ka në aksin rrugor Shtip - Radovish dhe prej 30 - 50 metra në aksin rrugor Strumicë - Novo Sello, informojnë LAMM dhe NP Rrugët e Maqedonisë.
 
Rekomandohet lëvizje e kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan - Maqedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovo.
 
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.
 
Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018./mia