Botë

Në ishullin e Kretës konfiskohen 410 tonë eksploziv

11.01.2018 10:25

Katërqind e dhjetë tonë eksploziv janë konfiskuar në një anije në ishullin e Kretës, publikojnë mediat greke...

Kontejnerët me eksploziv janë gjetur në një anije e cila lundronte nga Libia  nën flamurin e Tanzanisë. 
 
Janë arrestuar 11 anëtarët e ekuipazhit. Ngarkesa është ngarkuar në anije në portin turk Mersin. 
 
Policia konsideron se anija është e kompanisë Andromeda-shiping që është në pronësi të magnatit grek dhe ka transportuar eksploziv nga Turqia për në Libi./mia