Maqedoni
Një shkupjan sulmohet nga qen endacakë
11.01.2018 13:50
Një gjashtëdhjetë e tre vjeçar nga Shkupi ka paraqitur se dje rreth orës 11:30 minuta...

Një gjashtëdhjetë e tre vjeçar nga Shkupi ka paraqitur se dje rreth orës 11:30 minuta është sulmuar nga dy qen endacakë në rrugën "Februarski pohod" në Novo Lisiçe.
Siç njoftoi MPB, një prej qenve e ka kafshuar atë në pjesën e pasme të këmbës së majtë duke e lënduar dhe gjakosur.
Shkupjani ka shkuar vetë në Klinikën Infektive ku i është dhënë ndihma mjekësore.
Policia sot konfirmoi se rasti është paraqitur në orën 11:45 minuta./Mia
