Botë

SHBA, rritet në 17 numri i viktimave në Kaliforni

11.01.2018 15:04

17 Persona kane humbur jeten nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura në shtetin e Kalifornisë në SHBA...

17 Persona kane humbur jeten nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura në shtetin e Kalifornisë në SHBA, ndersa 28 persona te lenduar jane gjetur ne qarkun Santa Barbara-s. Policia rajonale ka konfirmuar numrin e të vdekurve, megjithse ende nuk është publikuar identiteti i viktimave.
 
“E kemi rende te raportojme se numri i të vdekurve tani është rritur në 17, me dy viktima të tjera të gjetura sot. Ne  ende nuk jemi të gatshëm të shpallim emrat e viktimave apo të identifikojmë informacione, por ne parashikojmë ta bëjmë atë te shpejti”, tha Bill Brown, zyrtar policor.
 
“Ne morem 20 pacientë nga kjo ngjarje stuhie. Kam kënaqësinë t'ju them se disa prej tyre janë shëruar. Ne tani kemi 12 pacientë që mbeten në spital, katër prej tyre janë në gjendje kritike,  kështu që të tjerët janë trajtuar dhe lëshuar në shtëpi”, tha Dr. Brett Wilson, Zyrtar Mjeksor.
 
Banorët e zonës thonë se kanë përjetuar trauma të mëdha, ndërsa me keqardhje flasin se fqinjët e tyre nuk paten fat të mbijetojnë. 
 
"Afër nesh kemi një mik i cili nuk arriti te mbijetoje, ai jetonte në rrjedhën e sipërme,  pasi qe filloi rreshqitja e dheut ata  menjeher u hodhen nga shtëpia, gruaja e tij është ende gjallë, fëmijët janë te traumatizuar sigurisht”, tha Greg Duimovich, banor. 
 
“Balta erdhi me të vërtetë afër, erdhi drejtë në shtepite dhe oborret tona. Falënderoj Perëndinë që nuk I demtoj shtëpitë tona ose makinën tonë dhe fëmijët tanë janë të sigurtë. Fqinjët tanë nuk ishin aq me fat”, tha Donna Duimovich, banore. 
 
Ekipet e emergjencave kanë kryer me dhjetëra operacione shpëtimi, por ende ka zona të izoluara ku ata nuk kanë mbërritur ende. Disa rrugë dhe autostrada janë mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe nuk priten që të hapen deri javën e ardhshme.
 
Shirat e dendur që pasuan thatësirën e madhe shndërruan faqe të tëra kodrash në lumenj balte që goditën me forcë komunitete të shumta, duke krijuar skena të përshkruara nga policia si Lufta e Parë Botërore. Një nga zonat e goditura më rëndë është ajo e Montesitos, ku jetojnë njerëz të famshëm, Në këtë zone janë shkatërruar rreth 100 shtëpi, ndersa 300 shtepi jane te dëmtuara.
 
SEVDIJA KASAMI