Maqedoni

Kadriu: Ligji për gjuhët në përputhe me kushtetutën

11.01.2018 16:43

Kuvendi Republikan ka zgjodhur Osman Kadriun dhe Darko Kostadinovskin për gjykatës të rinj të gjykatës kushtetuese...

Kadriu dhe Kostadinovski vijnë në vendin e gjykatëseve Natasha Gaber Damjanovska dhe Gëzime Starovës, të cilave mandati u përfundoi në tetor të këtij vitit. Menjëher pas zgjedhjes Osman Kadriu u pyet nga gazetarët rreth kushtetueshmërisë së ligjit për përdorimin e gjuhëve, për të cilin tha se është në vijë të drejtë me Kushtetutën dhe me normat e saja. 
 
“Jam i informuar mirë për ligjin, e di mirë edhe përmbajtjen e tij, i di të gjitha intervenimet që janë bërë edhe në kohën e leximit të parë dhe edhe pas leximit të parë. Dhe tani pas miratimit të ligjit nga Parlamenti. Unë mendimin tim tani po e jap si një jurist pasi që e kam ndjekur të gjithë procesin, dhe vlerësoj se ky ligj është në vijë të drejtë me Kushtetutën dhe normat Kushtetuese pasi që çështja e gjuhës është lëndë kushtetuese dhe garantohet me Kushtetutë. Për çështje faktike, mendoj se prapë se prapë dhe ky propozim është në kuadër të normave kushtetuese por që të barazohet gjuha shqipe me gjuhën Maqedonase në nivel të shtetit dhe jashtë tij kërkon paraprakisht intervenim në Kushtetutën aktuale”, tha Osman Kadriu, Gjykatës i Gjykatës Kushtetuese.
 
Përveç pyetjes së gazetarëve, nuk përjashtohet mundësia që me këtë çështje Kadriu dhe kolegët e tij të merren edhe në Gjykatën Kushtetuese, pasi partia opozitare maqedonase dhe disa organizata maqedonase kanë vlerësuar se ligji është kundërkushtetues.  
 
BELINDA KOKA ADEMI