Maqedoni
Takohet shërbimi evropian për punë të jashtme, diskutohen perspektivat evropiane të rajonit
11.01.2018 17:07
Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, situata aktuale, zhvillimet në rajon dhe çështjet që lidhen me Partneritetin Lindor të BE-së...

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, situata aktuale, zhvillimet në rajon dhe çështjet që lidhen me Partneritetin Lindor të BE-së, përafrimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, janë diskutuar gjatë takimit të dytë të Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme me të cilën ka udhëhequr Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimi evropian për punë të jashtme, Jean-Christophe Belliard. Në takim kanë marrë pjesë drejtorët politik të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, ka njoftuar nërmjet një komunikate me shkrim ministria e punëve të jashtme në Shkup ku edhe është realizuar takimi.
Sipas këtij njoftimi Sekretari Shtetëror pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski ka përshëndetur angazhimin Bashkimit Evropian në Maqedoni dhe në rajon, duke theksuar pritshmërinë që ky angazhim të kurorëzohet me integrimin e plotë të Ballkanit në BE. Në këtë kontekst Dimovski riafirmoi hapat konkrete të Qeverisë në vitin e kaluar planin e brendshëm dhe të politikës së jashtme dhe informoi për aktivitetet e ardhshme gjatë vitit 2018 lidhur me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, thuhet në kumtesë.
NAIM RAMADANI
