Maqedoni

Spasovski: Të përmirësohen kushtet për punën të policisë

11.01.2018 17:26

Si pjesë e projektit për përmirësimin e kushteve për punë të punonjësve policor, ka përfunduar rikonstruimi I objketit të stacionit Policor në vendkalimin Hekurudhor në Gjevgjeli...

Për këtë objekt me rreth 1.500 metra katrorë MPB ka harxhuar rreth  3.5 milion denarë. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, tha se MPB angazhohet  për të përmirësuar kushtet për punën e policisë.
 
“Gjëja më e rëndësishme është që policia të jetë e pajisur, të ketë kushte, mjete materiale dhe teknike, dhe në bazë të kësaj ne duhet të kërkojmë punë më të mirë, efikasitet dhe siguri më të madhe për qytetarët  e Republikës së Maqedonisë. Të shkohet në punë me uniforma të vjetëruara, të punoni në hapsira të cilat janë jashtë standardeve  nuk është e njejtë si  të shkohet në punë kur I keni të siguruara të gjitha kushtet sipas standardeve”, tha Oliver Spasovski, Minister i Puneve te Brendshme.
 
Në buxhetin e Ministrisë së Brendshme për vitin 2018, janë ndarë rreth 30.000.000 denarë me  të cilat parashikohet  rregullimi  dhe rindërtimi I  stacioneve policore në vend.
 
GAZMEND KURTISHI