Maqedoni

Zendeli: Grupi parlamentar i “Besës” do të vazhdojë unik; Sela: Nuk përzihem në zhvillimet e brendëshme të “Besës”

11.01.2018 18:11

Debatet dhe përplasjet në mes të anatëve të Lëvizjes “Besa” nuk do të ndikojnë në punën e grupit parlamentarë të kësaj partie, deklaroi deputeti nga rradhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli...

Ai tha se ngjarjet të cilat ndodhën ditët e fundit, janë çështje e brendëshme partiake dhe se grupi parlamentar nuk lejon të involvohet, por do të veprojë unik ashtu siç ka vepruar deri tani, konfrom programit ,statutit dhe politikave që deri tani ka ndjekur Lëvizje “Besa”.
 
“Debatet që janë duke u zhvilluar Brenda Lëvizjes ‘Besa”, janë cështje që duhet ti trajtojmë brenda organeve të Lëvizjes “Besa” dhe ne nuk do të lejojmë që në asnjë mënyre grupi parlamentar të involvovet në cështjet e tyre. Pra ne si grup parlamentar do të vazhdojmë të jemi unik dhe nuk ka asnjë ndryshim në këtë drejtim”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes “Besa”.
 
Kryeri “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela I pyetur se me cilin krah të Lëvizjes Besa do të bashkëpunojë, tha se nuk do të përzihet në përplasjet e brendshme të asnjë partije dhe apeloi që kjo parti të mbledh forcat dhe të tejkaojë mosmarrveshjet brendapartiake në kongres.
 
“Aleanca për Shqiptarët” nuk do të bëhet pjesë e zhvillimeve të brendëshme të partive politike. Ju bëj apel që të mbledhin forcat dhe kongresi t’i gjejë më të konsoliduar Lëvizjen “Besa,” ky është interes gjithë shqiptarë. Ne si “Alencë për Shqiptarët” nuk do të përzihemi në zhvillimet e brendëshme të subjekteve tjera politike kushdo qoftë ajo”, tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
 
Sela beson se problemet brenda partiake në lëvizjen “Besa” duket se nuk do të ndikojnë në raportet dhe bashkëpunimin mes këtyre dy partive.
 
FARIJE DAUTI BAKIU