SHQIPËRI

Rama: Ndërkombëtarët garantues të MO-së

09.07.2014 18:32

Gjatë iftarit të shtruar për besimtarët, Rama tha se ndërkombëtarët kanë dalë garant gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, ndaj ata duhet të kujdesen për respektimin e saj..

Kryeministri, Edi Rama, flet për herë të parë për tensionet në Maqedoni, duke reaguar në të njëjtën linjë sikurse edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, e duke kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët.

Gjatë iftarit të shtruar për besimtarët, Rama tha se ndërkombëtarët kanë dalë garant gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, ndaj ata duhet të kujdesen për respektimin e saj.

Ndërkohë, zyrtarët shqiptarë vijojnë të reagojnë lidhur me këto tensione.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u kërkoi palëve në Maqedoni që të fillojnë bisedimet e të gjejnë një zgjidhje.

Në Shqipëri, është vënë re një solidarizim me shqiptarët e Maqedonisë. Gjatë ditës së djeshme, në Tiranë dhe në Shkodër u zhvilluan protesta në mbështetje të bashkëkombësve tanë. (Luljeta Ndoka, TVM2)