Maqedoni

Shkup ulet ndotja e ajrit, hiqen masat e jashtëzakonshme

11.01.2018 18:30

Masat e jashtëzakonshme dhe rekomandimet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit prej sot nuk vlejnë...

Ato ishin aktivizuar më tetë janar për shkak të koncentrimeve të rritura të grimcave PM10 në ajër. Vendimin për heqjen e masave kundër ndotjes së ajrit e kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qyteti i Shkupit, pasi koncentrimi i grimcave PM10 kaarritur në kufirin e lejuar, gjegjësisht vetëm një stacion matës ka treguar ndotje më të madhe nga pragu i lejuar i materive ndotëse në ajër.
 
Ndërprerja e masave të jashtëzakonshme nënkupton edhe heqjen e transportit publik falas në qytetin e Shkupit. Nga Qyteti i Shkupit thonë se masat dhe rekomandimet do të vendosen sërish nëse përsëritet episodi i ndotjes së ajrit, për të cilën qytetarët do të informohen në kohë.