Maqedoni

Ahmeti: Miratimi i ligjit të gjuhëve, festë e madhe për të gjithë shqiptarët

11.01.2018 18:40

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, e cilësoi si një festë të madhe për të gjithë shqiptarët....

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Ahmeti tha se “me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve sot kurorëzuam pjesën normative të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit nga viti 2001. Nga sot, gjuha shqipe është e barabartë me gjuhën maqedonase dhe ky akt i sotëm i deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë paraqet një festë të madhe për të gjithë ne”.
 
“Nga ky vendim ka fituar Maqedonia dhe të gjithë qytetarët e vendit meqë mbyllet një kapitull shume i rëndësishëm për vendin tonë”, citohet të ketë deklaruar Ahmeti.