Maqedoni

Dhuna e 27 prillit: Arrestohet Dodevski, kërkohej nga Interpoli

12.01.2018 11:01

Është arrestuar Mlladen Dodevski, një nga personat e kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar...

Është arrestuar Mlladen Dodevski, një nga personat e kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar, pasi është pjesë e grupit të perosnave në arrati, që akuzohen për rrezikim të sigurisë dhe rendit kushtetues të Maqedonisë.

Ai sot pritet që të dërgohet përpara gjykatësit të procedurës paraprake. Dodevski, sipas hetimit është njëri nga dhunuesit e maskuar, të cilët më 27 prill, u lëshuan nga njësitet speciale që të hyjnë në Kuvend Bashkë me të, Interpoli është në kërkim edhe të Aleksandar Vasilevskin – Ninxha, Nikolla Mitrevskin – Kolo, Dejan Davidovskin dhe Mitre Pitropovskin.

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, vazhdoi masën e paraburgimit për 29 persona, 23 dp të vazdojnë edhe këtë muaj të rrinë në paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak.

Për vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarit e 27-prillit janë dorëzuar 16 ankesa në Gjykatën e Apelit.