Botë
Mbytja e emigrantëve në Venezuelë: S’ka shpresë për të mbijetuar, ndërpriten kërkimet
12.01.2018 12:50
Autoritetet në Venezuelë braktisën kërkimet për të mbijetuar eventualë nga mbytja e anijes me emigrantë ilegalë...

Autoritetet në Venezuelë braktisën kërkimet për të mbijetuar eventualë nga mbytja e anijes me emigrantë ilegalë në afërsi të brigjeve të saj.
Janë gjetur edhe 4 trupa pa jetë , ndëkrohë që vetëm dy persona arritën të dalin gjallë në breg.
Autoritetet thonë se varka kishte kapacitet për 34 persona, po askush nuk e di se sa emigrant kanë qenë vërtetë në të.
“Ata u larguan me shpresën se një ditë do t’u siguronin të ardhme më të mirë familjeve të tyre, sepse situanta në Venezuelë është e pashpresë. Autoritetet na thanë se varka u nda në dysh dhe nuk ka më shpresa se mund të jenë gjallë”, shprehet Ines Molero, familjare e njërit prej viktimave.
“Ajo iku sepse këtu nuk kishte as bukë të hajë. Shkoi të gjejë një punë që të më ndihmojë të rrisim dy vëllezërit e saj që dje mbushën 3 muaj”, shprehet Aura Chirinos, nëna e njërës nga vitkimat.
Anija u gjet e ndarë në dysh pranë shkëmbinjve në një lagunë, 70 kilometra larg vendit nga u nis. Autoritetet thonë se vendi ëhtsë shumë rrezikshëm, por trafikantët shpesh udhëtojnë pranë brigjeve plot shkëmbinj, që t’u shpëtojnë radarëve.
Për fatkeqësinë lajmëroi me telefon një nga personat në varkë, që fatkeqsisht nuk arriti të shpëtojë.
Aksidenti ndodhi vetëm pak ditë pasi presidenti I Venezuelës, Nicolas Maduro, vendosi bllokadë ndaj udhëtimeve në ishujt holandezë, Kuraçao, Aruba dhe Bonaire.
Qeveria vlerëson se trafikimi i produkteve ushqimore jashtë Venezuelës, ka sjellë mungesë të theksuar të ushqimit në këtë shtet.
SEVDIJE OMEROVIQ
