Maqedoni
Vazhdojnë përplasjet në Lëvizjen Besa, përkrahësit e Kasamit, protestë kundër Karemanit
12.01.2018 16:54
Vazhdojnë përplasjet mes dy grupeve në lëvizjen Besa. Grupi që mbështet kryetarin e shkarkuar Blall Kasami...

Vazhdojnë përplasjet mes dy grupeve në lëvizjen Besa. Grupi që mbështet kryetarin e shkarkuar Blall Kasami, ka protestuar sot para ordinancës së Nexhbedin Karemani, të emëruar si ushtrues detyre kryetar i lëvizjes Besa, nga dega e Shkupit.
Përkrahësit e Kasamit kërkuan që Karemani të deponojë dorëheqje nga posti i deputetit dhe e akuzuan se nuk po respekton organet e partisë. Por edhe pse përkrahësit e Karemanit njoftuan policinë para protestës, duke e cilësuar të njejtën si kërcënim për jetën e tij, protestuesit thonë se protesta është paqësore
“Këto janë spekulime dhe Ju jeni dëshmitar dhe aktiviteti I sotëm është shumë paqësor shumë demokratik, ku strukturat dhe aktivistë të lëvizjes Besa shprehin indinjatën dhe revoltën e tyre në lidhje me veprimet e deputeti Nexhbedin Karemani, I cili pa vullnetin dhe pa dëshirën e lëvizjes Besa ka marrë anime dhe ka hyrë lojëra të dyshimta të disa individëve. Ne apelojmë atij që të pozicionohet në anën e asaj të cilën e dëshirojnë strukturat e lëvizjes Besa,Tetovë me rrethin në anën e kryetarit Bilallë Kasami,në qoftë se nuk pozicionohet atëherë në I bëjmë thirrje që të deponoj dorëheqjen e pozicionit deputet I lëvizjes Besa”, tha Abdush Demiri, zëdhënës i Livizjes “BESA”.
I pyetur se pse pikërisht kanë zgjedhur të protestojnë para ordinancës private të Nexhbedin Karaemanit, ai është përgjigjur se kështu ka vendosur strukturat e partisë. Përplasjet në këtë parti erdhën si rezultat I shkarkimit të kryetarit Bilall Kasami,nga kryesia qendrore e kësaj partie. Por përkrahësit e tij thonë se shkarkimi është bërë jashtë statusit të partisë.
VISAR SADIKI
