Maqedoni

Filtrat në deponinë Drisla, Shilegov: Do vendosen shumë shpejt

12.01.2018 18:19

Prokuroria Publike hapi rast për veprën penale –“ndotja e mjedisit dhe natyrës”...

Prokuroria kërkon nga Ministria e Mjedisit të dhëna lidhur me kontrollin mbi funksionimin e deponisë së Drislës, gjegjësisht kërkohet konfirmimi nëse është vendosur pajtueshmëria me protokollet për djegien e mbetjeve mjekësore në deponi.
 
Ndërkoh nga deponia Drislla thonë se Deponia dhe incineratori nuk janë shkaku i ndotjes në qytet. Kryetari I qytetit  Shkupit Petre Shilegov theksoi se që nga vitit 2012 deponia e Drislës duhet të kishte furrë të re për djegien e mbeturinave mjekësore, por kjo kërkesë nuk është realizuar. Ai është i bindur se në furrën e vjetër të Drisllës do të instalohet filtër i ujit deri në fund të shkurtit, dhe deri në mes të vitit, do të instalohet furrë e re.
 
“Është indikative pse kjo nuk është bërë, duke pasur parasysh se Qyteti është paraqitur si një garant për blerjen e një furre të re në vitin 2012, me dhënien e kambialit në vlerë prej 700 mijë eurosh. Pse nga viti 2012 deri në vitin 2018 kjo nuk është bërë, do të shohim në disa procedura tjera .Unë kam qenë ai që kta dy muaj kam ngritur ktë cështje në nivel më të lart në opinion. Nuk mund ta dij se përse ata që kan qenë para mua në vendin tim apo në institucione përkatëse nuk e kanë bërë kët që ne po bëjmë tani. Ajo që ne punojmë intenzivisht është që ta pastrojmë ambientit nga cdo lloj ndotje dhe është prioriteti ynë”, tha Petre Shilegov, kryetar i qytetit të Shkupit.
 
Shilegov tha se Drisla ishte i vetmi subject  juridik  që në të kaluarën  u ndëshkua nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe u është kërkuar ti vënë filtrate në incinerator I cili tanimë punon me kapacitet të kufizuar për shkak të ndotjes.