Maqedoni

Për shkak të aksidentit në ndërprerje aksi Kumanovë-Likovë, mjegull në një pjesë të rrugëve

12.01.2018 18:56

Për shkak të aksidentit të trafikut në ndërprerje është komunikacioni në aksin rajonal Kumanovë-Likovë në urën tek Hotla, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM)...

Komunikacioni nëpër të gjitha rrugët shtetëror po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët po bie në Mavrovë dhe Kodrën e Diellit i cili nuk qëndron në rrugë.
 
Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës  nga 50 deri në 150 metra ka nëpër akset  Lisec - Kodra e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Gjavato dhe Pletvar.
 
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan - Maqedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovo.