Maqedoni
“Sofra e iftarit” në Çarshinë e vjetër
10.07.2014 17:37
“Sofra e iftarit” edhe sivjet shtron nga 100 deri në 130 iftare në ditë, për personat të cilët kanë gjendje të vështirë ekonomike...

“Sofra e iftarit” edhe sivjet shtron nga 100 deri në 130 iftare në ditë, për personat të cilët kanë gjendje të vështirë ekonomike, skamnorët, si dhe për ata besimtarë të cilët për shkaqe të ndryshme iftari i zë jashtë shtëpive të tyre.
Elvir Alibegovic, thotë se në fillim ka qenë e vështir që të thyejnë barrierat ekonomike dhe “sofrën e iftarit” e kanë shfrytëzuar kryesisht persona në nevojë, ndërsa sivjet është shumë më ndryshe, sepse sofra shtrohet edhe për kalimtarë të rastit.
“Fillimisht ka pas barriera, mirëpo tash po ju përgjigjen thirrjes sonë. Kurse kalimtarët e rastit që nuk e dinë, shpesh herë ulen edhe ata, mirëpo kur të shohin ideja cila është, kontribuojnë edhe ata. Ideja është fillimisht për skamnorët, mirëpo edhe për kalimtarët e rastit, por mund të vijnë edhe mysafir të ndryshëm”, deklaroi Elvir Alibegovic.
Organizatorët, pas iftarit tepricën e ushqimit ua shpërndajnë të gjithë personave të cilët janë në gjendje të vështirë ekonomike, për ta dërguar në shtëpitë e tyre. Ndërsa edhe sivjet, ditën e fundit të “Ramazanit”, donatorët anonim, të cilët mundësojnë “sofrën e iftarit”, do të shpërndajnë paketa me ushqim dhe veshmbathje për skamnorët.
ARDITA IMERI
