Policia e Kumanovës, padi për ish kryetarin e Kriva Pallankës
Policia e Kumanovës ka dorëzuar në prokurori padi penale kundër personave A.A (57) dhe M.M (67) nga Krivapallanka....

Policia e Kumanovës ka dorëzuar në prokurori padi penale kundër personave A.A (57) dhe M.M (67) nga Krivapallanka, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Siç informojnë nga MPB, dy të paditurit në periudhën prej vitit 2009 deri 2013 në dy raste kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.
I pari në atë periudhë ka qenë kryetar i Komunës së Kriva Pallankës, ndërsa i dyti ka qenë drejtor i shkollës “Gjorçe Petrov” në Kriva Pallankë.
Nga policia thonë se të paditurit kanë manipuluar me dokumentet në lidhje me marrëveshjen për ndërtimin e një salle sportive në shkollën “Gjorçe Petrov”.
Të paditurit kanë nënshkruar marrëveshje me Agjencinë për Rini dhe Sport për ndërtimin e sallës, ndërsa pas disa viteve e kanë njoftuar se salla ka përfunduar, por për të njëjtën as që kishin filluar punimet.
Me këtë është dëmtuar buxheti i komunës, e cila tani duhet të përfundojë aktivitetet ndërtimore në sallën sportive.
