Ministria e transportit, ndërpritet ndërtimi i rrugës Strugë- Trebenishtë

13.01.2018 19:21

Me rekomandimin e UNESCO-s është ndërprerë realizimi i projekteve për ndërtimin e rrugës...

Me rekomandimin e UNESCO-s është ndërprerë realizimi i projekteve për ndërtimin e rrugës prej 8.5 kilometrash nga Struga deri në Trebenishtë.

“Pas monitorimit të kryer, nga UNESCO janë dorëzuar vërejtjet dhe rekomandimet për ndërprerjen e ndërtimit derisa nuk shqyrtohet ndikimi në mjedisin jetësor.”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Nga kjo ministri thonë se mjetet prej 85 milionë eurosh, që janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të përdoren për projekte të tjera.

Kjo rrugë duhej të lidhej me autostradën në ndërtim e sipër Ohër – Kërçovë, por edhe me rrugën nga Ohri nëpërmjet Peshtanit në Shën Naum, që duhej të kalojë nëpër Parkun Kombëtar Galiçica.