“The Economist”, vërehet përkeqësim i demokracisë në SHBA

13.01.2018 19:33

"The Economist" ka publikuar raportin e radhës për gjendjen e demokracisë në 167 vende në botë....

"The Economist" ka publikuar raportin e radhës për gjendjen e demokracisë në 167 vende në botë.

Sipas këtij raporti bie në sy është një përkeqësim i demokracisë në Shtetet e Bashkuara për vitin 2016, që shënoi 7.98 pikë, nga 8.05 që kishte në vitin 2015. Sipas “The Economist”, demokracia e Shteteve të Bashkuara, që merret si shembull në shumë vende të tjera të botës, vetë ka rrëshqitur në rangun “e brishtë”.

Janë 60 indikatorë nga pesë fusha të ndryshme, si proceset zgjedhore dhe pluralizmi politik, funksionimi i qeverisë, përfshirja në politikë, kultura demokratike e shoqërisë civile dhe liritë e qytetarëve.

Këta tregues analizohen e shqyrtohen për përcaktimin e gjendjes së demokracisë në një vend të caktuar, që vlerësohet më pas nga 1 deri tek 10. Vlerësimin maksimal ka marrë Norvegjia me 9.93 pikë, ndjekur nga Islanda me 9.50, Suedia, Danimarka, Kanadaja e Australia.