Rohani, Trump dështoi në prishjen e marrëveshjes

14.01.2018 14:13

Presidenti Iranian, Hassan Rohani ka deklaruar se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump....

Presidenti Iranian, Hassan Rohani ka deklaruar se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump “ka dështuar në prishjen” e marrëveshjes bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore, derisa e ka përshëndetur marrëveshjen si “fitore të qëndrueshme” për Iranin.

Gjatë një transmetimi të drejtëpërdrejtë në televizionin shtetëror, ai ka thënë se, “Trump pavarësisht përpjekjeve të tij të vazhdueshme, ka dështuar në prishjen e marrëveshjes”.

Me këtë rast ai i është referuar marrëveshjes së vitit 2015 që Irani ka nënshkruar me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën. Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të largohen nga marrëveshja në rast se shtetet evropiane që kanë e kanë nënshkruar atë, nuk i rregullojnë “të metat e tmerrshme” të kësaj marrëveshjeje.

Vendet e tjera që janë pjesë e kësaj marrëveshje, i kanë bërë thirrje SHBA-së, t’i përmbahet paktit.

Me anë të një deklarate, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për “respekt të duhur” për marrëveshjen bërthamore.

Teherani ka thënë se kundërshton cdo modifikim të marrëveshjes së vitit 2015, në të cilun kërkohet frenimi i aktivitetebe bërthamore të Iranit në shëmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Trump ka thënë më 12 janar se do të vazhdojë lehtësimin e sanksioneve, mirëpo ka dhënë afat 120 ditë për t’u bërë ndryshime, ose SHBA-ja do të heqë dorë nga ajo.