Athinë, emri i Maqedonisë tema më e mpreht politike
Çështja e emrit të Maqedonisë ditëve të fundit është kthyer në temën më të mprehtë politike....

Çështja e emrit të Maqedonisë ditëve të fundit është kthyer në temën më të mprehtë politike si për autoritetet greke ashtu edhe për mediat.
Kreu i partisë së koalicionit qeveritar “Greket e Pavarur”, Panos Kammenos, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, kërkon referendum rreth marrveshjes eventuale për emrin e Maqedonisë.
Në një intervistë për gazetën “Demokraracia” ai thot se “Populli grek duhet të vendosë atë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e njerëzimit, dhënien e historisë dhe civilizimit të tij, një populli tjetër.
Nëse kjo ndodh, do të kemi një tkurrje të civilizimit grek në shekujt që vijnë”, thot Kammenos.
Por ai hedhur poshtë zërat për një krizë brenda koalicionit qeveritar, pasi Kammenos deklaron se ka besim të plote tek negociatat që po zhvillon ministri i Jashtëm Nikos Kotzias.
Nga ana tjetër Ministri grek i çështjeve europiane dhe raporte ekonomike ndërkombëtare, Jorgos Katrugalos ka deklaruar se zgjidhja e mundëshme për emrin nuk mund të bëhet mjet për iredentizëm.
“Ne negociojmë për emrin që do të bëhet një distikt i qartë mes historisë greke dhe shtetit që kryeqytet ka Shkupin dhe nuk do të shërbejë si mjet për ambicie teritoriale kundër shtetit tonë”, ka deklaruar Katrugalos.
Ai poashtu thot se ekziston optimizmi për zgjidhje por nuk është e garantuar zgjidhja.
“Hapi i rradhës për zgjidhjen e problemit është takimi mes negociatorëve me ndërmjetësuesin e KB-së Metju Nimic të mërkurën”, ka deklaruar mes tjerave ai. Në shtypin grek ka edhe prononcime të tilla si ai në “Real News”, i ish-kryeministri grek Kostas Karamanis se “Nuk ekziston një komb maqedonas”.
Poashtu 68% e grekeve thonë “jo”, që termi Maqedonia të jetë pjese e emrit të shtetit fqinj është rezultati i një sondazhi për gazetën “Proto Thema”.
“Sallate maqedonase” –shkruan “To Vima” në kryeartikullin e saj ku thekson midis të tjerash se duket që “Kotzias dhe Dimitrov do të shmangin negociatorin e OKB duke e marrë vetë përsiper procesin”.
Sipas “To Vima” amerikanet dhe europianët kërkojnë që çështjen ta zgjidhin vetë kryeministrat Tsipras dhe Zaev. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
