Rritja e çmimit të energjensëve, Bislimi: Ndikon në rritjen e çmimeve të tjera

14.01.2018 16:21

Çdo rritje e çmimit të energjensëve, ndikon në rritjen e çmimit kushztues të produkteve.....

Çdo rritje e çmimit të energjensëve, ndikon në rritjen e çmimit kushztues të produkteve, veçanërisht në produktet ku energjenset paraqesin komponentë të rëndësishme në formimin e çmimit prodhues, vlerëson profesori universitar, Sami Bislimi. Është më se e ditur se kur rritet çmimi kushtues i prodhimit doemos duhet të rritet edhe çmimi i shitjes, sepse prodhuesit prodhojnë për të realizuar fitime. Bislimi thotë se edhe pse rritja e naftës është e vogël, shqetësuese është rritja permanente të çmimeve tjera, pasi do të rritë shkallën e inflacionit.

Sipas tij vendi për momentin po përballet me një shkallë të rritjen së ulët të inflacionit.

“Kjo rritje e çmimeve prej tre denarë ndoshta nuk do të hapë spiralen inflatore tek ne,  për shkak se bëhet fjalë për një rritje thuajse minimale prej 7-8% të çmimit shitës të dizelit. Mirëpo brengos fakti se ditëve të fundit ballafaqohemi me rritje të çmimeve dhe produkteve tjera dhe një trend i tillë ndikon edhe në nivelin apo shkallën e inflacionit, ndërsa inflacion do të thotë ndryshim i nivelit të përgjithshëm të çmimeve” – u shpreh profesori universitar, Sami Bislimi.  

Bislimi theksoi se një impakt të veçantë kjo rritje do të ketë edhe në kompanitë transportuese, por ato që do të ndikohen më shumë do të jenë prap se prap qytetarët.

“Rritja e çmimit të karburanteve, veçanërisht dizelit ndikon edhe në rrijen e çmimit të trasnporit dhe dikush këtë rritje të çmimit duhet të paguan, sepse prodhuesit shtijnë në kalmkulim edhe këtë rritje të çmimit.Në këtë mënyrë do të pësojnë vetëm konsumatorët e vendit” – deklaroi profesori universitar, Sami Bislimi.  

 Qeveria shumë here është arsyetuar se rritja e çmimit të naftës është ekonomikisht e arsyeshme pasi fitimet në buxhet nga ky vendim parashikohen të arrijnë në 1.6 miliard denarë. Nga qeveria theksojnë se Maqedonia përsëri do të ketë naftën më të lire në rajon, ndërsa paratë e mbledhura nga rritja do të shkojnë për investime kapitale. (Ersan Pajaziti, TVM2)