Protesta para qeverisë, të pa kënaqur me masat kundër ndotjes, “Eco Guerilla: Ndotësit më të mëdhej janë amvisritë
Të pa kënaqur me masat e Qeverisë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit...

Të pa kënaqur me masat e Qeverisë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, një grup qytetarësh protestuan para qeverisë duke theksuar se masat nuk kanë ndihmuar në përmisimin e cilësisë së ajrit.
Shkupi edhe më tëj qëndron në listën e vendeve më të ndotura në botë, grimcat kancerogjene PM10, janë pesë herë mbi nivelin e lejuar.
As Qeveria e kaluar dhe as kjo aktuale nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë problemin me ndotjen e cila sipas protestuesve po shëndrrohet në “vrasës të ngadalshëm”.
“Problem me ndotjen e ajrit na preokupon me vite dhe kjo cështje edhe më tëj mbetet peng. Smundjet respiratore,kanceri në mushkëri janë problem kryesorë të cilën populli përballet cdo ditë. Qeveria e Britanisë së Madhe në vitin 2000 na ka dhuruar një djegës të mbeturinave mjekësore që nuk i ka plotësuar standardet e BE-së dhe nuk jep mbrojtje kundër gazrave helmuese që lirohen gjatë djegies së mbeturinave.Kjo furrë e mbeturinave nuk bën filtrimin e gazrave helmuese që shkaktojnë kancer dhe shumë sëmundje tjera ky shkrim doli para disa ditëve, ne Gardian” – tha organizatori i protestës, Rasho Radllov.
Drejtuesi i “Eco Guerilla”, Arianit Xhaferri, tha se ndotesit me te medhej janë amvisrtite dhe zgjidhja e këtij problem është gazifikimi.
“Ajo që duhet të bëhet më urgjetn është që inspektorati ekologjik komunal të inspektojë shumë ndërmarrje te cilat veprojnë dhe djegin matriale të ndryshme, gjatë procesit të tyre të prodhimit dhe të njejtat duhet të parandalohen që të mos ndotin më tej ajrin. Tani për tani ndotësit më të mëdhej llogariten amvisritë shaku i sezonit të ngrohjes dhe në këtë vij ka familje të cilat jqanë më të sfiduara në aspektin ekopnomik, kane munges mjetesh dhe ngrohen me çfarëdo matrialesh që ju bijen në dorë” – deklaroi Arianit Xhaferri nga “Eco Guerilla”.
Xhaferri përmedni disa masa afatëgjate për përmisimin e cilësisë së ajrit, si kontrollimin e të gjitha instalacioneve industriale nëse të njejtat nuk i plotësojnë standartet të mbylle, transport publik efikas me autobuse që plotesojnë standardet, klasifikim i automjeteve sipas nivelit të emetimit të gazrave, larje e rregullt e rrugëve dhe trotoareve.
Qeveria duhet të ndihmoje kompanite e interesuara per te investuar ne tregun energjetik me burime te riperteritshme si energjia diellore, energjia e eres, qe gradualisht te hiqen nga perdorimi termocentralet dhe hidrocentralet që janë ndotësit më të mëdhej në vend përfundoi Xhaferri. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
