Tërmet i fuqishëm në Peru, dy të vdekur 17 të zhdukur e 65 të lënduar
Dy të vdekur dhe dhjetra të lënduar janë pasojat e tërmetit me fuqi prej 7.3 shkallë...

Dy të vdekur dhe dhjetra të lënduar janë pasojat e tërmetit me fuqi prej 7.3 shkallë të Rihterit në afërsi të brigjeve të Perusë.
Poashtu 17 persona llogariten të zhdukur. Instituti peruan për mbrojtje civile ka informuar për 65 të lënduar. Disa shtëpi janë rrënuara prandaj është e mundur të rritet numri i viktimave dhe të lënduarve, njoftojnë nga institute peruan i mbrojtjes civile.
Instituti Gjeofizik i Qeverisë së Perusë njoftoi se epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin Lomas, ku banorët u evakuuan, ndërsa tërmeti ka shkatërruar edhe disa rrugë.
Instituti gjeologjik amerikan ka njoftuar se tërmeti ka ndodhur në ora 9 e 18 minuta sipas Griniçit në thellsi prej 12.5 kilometrash, me epiqendër 42 kilometra në jug të qytetit Akri.
