Maqedoni

Presidenti Ivanov komenton protestat

10.07.2014 17:44

Protestat e realizuara si pasojë e pakënaqësisë ndaj vendimit të Gjykatës në rastin “Monstra”, sot nga Ohri i ka komentuar edhe kryetari i Shtetit, Gjorge Ivanov...

Protestat e realizuara si pasojë e pakënaqësisë ndaj vendimit të Gjykatës në rastin “Monstra”, sot nga Ohri i ka komentuar edhe kryetari i Shtetit, Gjorge Ivanov.
 
Ai me këtë rast tha se protestat janë të lejuara gjithkund, megjithatë dhuna askund nuk tolerohet dhe për këtë, institucionet përkatëse ndërmarrin masat e duhura. Ivanov, njëherit ka reaguar edhe ndaj djegies së flamurit të Maqedonisë në Kosovë, sipas tij, Kosova nuk duhet të harrojë ndihmën e Maqedonisë rreth formimit të Shtetit të Kosovës. 
 
“Protestat janë të lejuara gjithkund, por dhuna askund nuk lejohet dhe tolerohet ,për atë dhe institucionet kompetente marrin të gjitha masat për të penguar dhunën. Të gjitha pyetjet e hapura mund të zgjidhen përmes institucioneve dhe çdokush që dyshon në çfarëdo aktiviteti të ndonjë institucioni, mundet atë ta bëjë përmes rrugës së rregulluar juridikisht. Me aktivitete të tilla, sidomos me djegien e flamurit, ata më shumë i bëjnë dëm vetes, pasi që pasqyrën e Kosovës e përcjellin me djegien e flamurit, ndërsa të gjithë e dimë se çka ka bërë Maqedonia ta ndihmojë Kosovën ta formojë shtetësinë e saj”, deklaroi kryetari i Shtetit, Gjorge Ivanov.
 
Duke komentuar protestat e fundit, Ivanov tha se këto ditë në vazhdimësi, jam në kontakt dhe në koordinim me të gjitha aktivitetet që ndërmerren nga institucionet përkatëse.
 
FLORIJE KAMBERI