Botë

Dy sulme kamikaze në Bagdad, të paktën 38 të vdekur dhe 105 të plagosur

15.01.2018 09:50

38 persona janë vrarë, ndërsa 105 të tjerë raportohen të plagosur si pasojë e dy sulmeve të njëpasnjëshme kamikaze në qendër të Bagdadit...

Sipas autoriteteve lokale dy burra kanë hedhur veten në erë me eksploziv në qendrë të qytetit në kohën e pikut, kur sheshi zakonisht është i mbushur me njerëz që kërkojnë punë.
 
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit. Policia ka ngritur dyshime se përgjegjës për sulmin vdekjeprurës mund të jetë shteti islamik.
 
Pavarësisht tkurrjes se madhe te ISIS autoritetet e Irakut thonë se do te vijojnë te luftojnë militantet e mbetur ne bashkëpunim me amerikanet.