Botë
Tajlandë: Skafi përfshihet nga flakët, lëndohen 31 turistë
15.01.2018 11:50
Për pak së nuk është shndërruar në një tragjedi për 31 turistë, një shëtitje me skaf mes mrekullive të Tajlandës...

Skafi është përfshirë nga flakët teksa ishte mes ishujve, duke detyruar turistët të hidhen në det për të shpëtuar jetën e tyre.
Skafi u përfshi nga flakët pranë ishullit Phi Phi Le në jug të Tajlandës, ndërsa 16 persona mbetën të plagosur, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë.Shkaqet që shkaktuan zjarrin në skaf ende janë të paqarta.
