Maqedoni

Nuk ka propozim të ri për emrin, Nimic: Do të diskutojmë idetë e mëparëshme

15.01.2018 12:27

Ndërmjetësi në çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë Metju Nimic, ka deklaruar se në takimin e ri të caktuar më 17 janar në nju York nuk do të japë ndonjë propozim të ri për emrin...

Në një intervistë për televizionin nacional grek ERT, Nimic i ka sqaruar se në tavolinë më 17 janar, do të ofrohen idetë e mëparshme që janë diskutuar.Megjithatë sipas tij egziston moment pozitiv për çështjen e emrit dhe se Qeveria e Shkupit është e interesuar të mbyllë këtë çështje.

“Mendoj që edhe Qeveria e Greqisë gjithashtu e ka kuptuar që kjo është qasje e mirë dhe hap i mirë për politikën e jashtme greke në rajon, që të gjejë zgjidhje, për çështjen shumëvjeçare. Për këto arsye ekziston moment pozitiv mes dy vendeve. Mendoj që qytetarët e të dyja vendeve ndoshta janë të gatshëm t’i dëgjojnë zgjidhet e caktuara, që janë në interes të tyre nacional, por gjithashtu të ketë edhe kompromis të caktuar dhe të ketë zgjidhje”, tha Metju Nimic, kryenegociator i OKB-së për emrin.

Nimic nuk i komenton propozimet për të cilat fliteshte në media ditëve të fundit.Ai gjatë intrvistës theksoi se në 20 vitet e fundit, në tavolinë kanë qenë shumë propozime ndërsa me negociatorët Naumovski dhe Vasilakis pret diskutim të mirë.

Do të mar elemente të cilat i dëgjova nga të dyja palët. Nuk kam dhënë ide në disa vitet e fundit ,nuk ishte e përshtatshme duke pasur parasysh atë se çka ndodhte. Por tani mendoj se kemi negociatorë të mirë. Ambasadori Vasilakis është me përvojë dhe njohës i problemit.Edhe Naumovski është mjaft diplomat konstruktiv ashtu si kolegu i tij,ashtu që do të provojmë disa ide”, shtoi Nimic.

Raundit të ri të bisedimeve i parapriu takimi mes shefave të diplomacisë të Maqedonisë dhe Greqisë Dimitrov dhe Kocijas në Selanik.Në kumtesën e përbashkët të të dyja ministrive për punë të jashtme u tha se presin nga Nimic të paraqesë kornizë iniciale për avansim thelbësorë në tejkalimin e dallimeve rreth emrit.Gjithashtu Dimitrov dhe Kosias u pajtuan të kene rol më direkt gjatë bisedimeve. 

FLORIJE BELULI KAMBERI