Tmerrohen banorët në Hauai: Punonjësi jep gabimisht alarmin për sulm balistik
Banorët dhe turistët e ishujve Hauai , u përfshinë nga paniku teksa dëgjuan sinjalin e alarmit...

Banorët dhe turistët e ishujve Hauai , u përfshinë nga paniku teksa dëgjuan sinjalin e alarmit që i paralajmëronte për rrezikun e lartë se ishujt mund të goditeshin nga një raketë balistike.
Alarmi u përhap me SMS nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, që pas 38 minutash e përgënjeshtroi.
Por aq minuta mjaftuan që banorët të merrnin masa, duke hyrë në vendstrehimet më të afërta.
Gabimin e kishte bërë një punonjës i qendrës së emergjencës, i cili kishte shtypur padashje butonin e alarmit, që dërgon automatikisht mesazhin paralajmërues për sulm me raketa.
Këtë e konfirmuan drejtuesit e administratës lokale, të cilët kërkuan publikisht ndjesë për gabimin.Autoritetet thanë se punonjësi do të ndëshkohet, ndërsa pritet edhe nisja e një hetimi.
Muajt e fundit, banorët e Hauait po jetojnë me frikën e një sulmi të mundshëm nga Koreja e Veriut, si një prej territoreve më të afërta të Shteteve të Bashkuara me vendin komunist.
Të gjendura rreth 7 mijë km larg brigjeve koreanoveriore, ishujt Hauai janë ndër objektivat e para të një sulmi të mundshëm nuklear nga Peniani.
