Rusi: Zënkë me thika në një shkollë, 15 të plagosur
Një mësuese dhe disa nxënës janë plagosur me thikë gjatë një zënke në një shkollë në qytetin Perm të Rusisë...

Ministria rajonale e sigurisë tha se gjithsej 15 vetë, shumica prej tyre nxënës, janë plagosur në këtë incident.
Në raportet e para ishin cituar zyrtarët që kanë thënë se dy persona të maskuar e sulmuan shkollën.
Por Komiteti hetues rajonal më vonë ka njoftuar se kishte ndodhur një përleshje ndërmjet dy nxënësve me thika dhe se arsimtarët dhe nxënësit e tjerë ishin përpjekur t’i ndanin.
Policia tha se njëri prej të involvuarve në përleshje ishte nxënës i dikurshëm i kësaj shkolle.
Policia rajonale tha se një numër i paspecifikuar i të dyshuarve është arrestuar. Mësimi është ndërprerë dhe nxënësit dhe personeli i shkollës janë evakuuar.
