Maqedoni

Ligji për tregjet e gjelbërta: Oda e tregëtarëve, e kënaqur

15.01.2018 14:13

Me miratimin e ligjit për tregjet e gjelbërta, përfundimisht do të marrin fund brengat apo nëpërkëmbjet...

Me miratimin e ligjit për tregjet e gjelbërta, përfundimisht do të marrin fund brengat apo nëpërkëmbjet që iu janë bërë tregtarëve të tregjeve të gjelbërta, vlerësojnë nga Oda e Tregtarëve.
 
Ata thonë se janë të kënaqur me ligjin, pasi në të janë implementuar të gjitha pikat të cilat kanë qenë këkresë e pazarxhinjëve. 
 
“Regjistrimi i firmës nuk do të bëhet nëpërmjet regjistrit qendror duke e ditur ne të gjithë se çfarë implikime sjell vetë regjistri qendror si institucion dhe kapacitetin e tezgaxhinjëve për t’u përballur me përgjegjësitë. Tani ata nuk do të regjistohen në regjistrin qendror por do të regjistrohen me licenca. E dyta sigurimi shëndetsor dhe pensional të bëhet me tarifën e bujqve vetanak në RM, që do të thotë do të jetë një tarifë më e kapshme krahasuar me veprimtarinë dhe mjetet të cilat janë në disponim pazarxhitë. E treta tatimi personal të paguhet në mënyrë paushalle. Kjo veç prej vitit 2011 funksionon janë duke paguar pazarxhinjtë tatimin personal”, shprehet kryetari i odës së tregëtarëve Ekrem Dolek.
 
Licencat do ti jep oda e tregtarëve, në afat prej 1 viti, ndërsa nga kjo odë thonë se me këto ndryshime ligjore do të ndahen të kënaqur të dy palët si shteti ashtu edhe tregtarët e tregjeve të gjelbërta. 
 
“Benefiti këtu është e dyanshëm. Është i shtetit sepse menjëherë shumë persona në RM sipas statistikave tona bëhet fjalë për diku 20 mijë tezgaxhi me automatizëm do të figurojnë si të punësuar. Do të hiqen prej regjistrit të entit për punësim si të papunë, por do të figurojnë si të punësuar. Do të paguhet tatimi personal ndaj shtetit, do të paguhen kontributet shëndetsore dhe invalidore dhe me këtë janë të kënaqur pazarxhite por sigurisht edhe shteti ka benefitet e veta”, shprehet kryetari i odës së tregëtarëve Ekrem Dolek. 
 
Propozim-ligji për tregti në tregjet e gjelbra, është përgaditur nga ana e Ministrisë së Ekonomisë në bashkëpunim me  Odën e Tregtarëve.
 
Nga kjo odë thonë se  edhe pse ishte arritur një marrëveshje në vitin 2008 me qeverinë e mëparëshme, e njeta nuk u tregua e gatshme që këtë propozim ligj të miratoj në Kuvend. 
 
ERSAN PAJAZITI