Botë

Akuzat ndaj refugjatëve, Trump: Nuk jam rracist

15.01.2018 14:30

Presidenti amerikan Donald Trump iu përgjigj për të parën herë publikisht akuzave për racizëm...

Reagimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen pasi ditët e fundit është vënë në qendër e kritikave, pasi përdori fjale banale për emigrantët dhe sidomos për vendet e tyre, gjatë një takimi me disa ligjvënës në zyrën ovale.
 
“Jo une nuk jame racist,ne fakt une jame personi me pak racist qe mund te keni intervistuar ndonjeher. Jemi duke u perpjekur te bejm nje marreveshje ne lidhje me DACA mirëpo demokratet jane ata qe pengojne kete proces”, tha Donald Trump, President i SHBA-ve.
 
Pak ditë më pare Donald Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të luftojnë për popullin amerikan, ndërsa lidhur me emigrantët, do pranojë vetëm një marrëveshje që trajton në mënyrën e duhur sistemin e lotarisë së vizave.
 
SEVDIE OMEROVIQ