Maqedoni

Bisedimet rreth emrit, Lavrov: U intensifikuan, sepse SHBA e do Maqedoni në NATO

15.01.2018 14:43

Rusia do të pranojnë emrin që zyrtarisht do të zgjidhet nga të dyja vendet dhe do të përdoret në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë...

Kështu ka deklaruar Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrov, në konferencën vjetore të ministrisë që drejton.
 
Lavrov gjithsesi ka deklaruar se  intensifikimi i negociatave për emrin ka lidhshmëri me dëshirën e SHBA-ve që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s.
 
“Këto tentime për një kohë të gjatë ishin në gjendje të gjysëm fjetur dhe u intensifikuan atëherë kur SHBA-të vendosën që Maqedonia duhet të jetë në NATO.Thelbi i asaj që ndodhë besoj që është e kuptueshmë për të gjithë.Këtu nuk bëhët fjalë për marrjen parasysh të interesave të përbashkëta specifike të dy popujve të afërt , por për atë se njëra nga këto dy vende patjetër  duhet të jetë antare e NATO-s”, shprehet ministri i jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov.
 
Megjithatë sipas Lavrovit,  gjithsesi se lëshimet duhet ti bëjë Maqedonia e cila dëshiron të anëtarësohet dhe jo Greqia e cila veçmë është pjesë e Aleancës.
 
SEVDIJE OMEROVIÇ