Botë
Masakra e Reçakut, 19 vjet nga masakra që mobilizoi botën
15.01.2018 15:04
Masakra e Recakut, më 15 janar të 1999, tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën...

19 vjet më parë, në Reçak, u vranë 45 civilë shqiptar në mesin e tyre edhe 8 pjesëtarë të UÇK-së. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të Milloshevicit.
Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të jetë në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mosuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë.
Pas masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orësh mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin. Në 17 vjetorin e masakrës, autoritetet e larta të vendit bënë homazhe në Kompleksin Memorial.
Homazhe në Kosovë si tradicionalisht tashmë, bëri edhe vetë shefi i misionit të OSBE-së, Uiliam Ualker, I cili I dhuroi presidentit Thaçi një lule që ia kishte dhuruar mbesa e njërës prej viktimave, me porosinë që ta mbajë në zyrë si kujtim për Reçakut.
