Maqedoni
Reformat në administratën publike, ende nuk dihet nëse administrata do të trajnohet
15.01.2018 15:34
Strategjia për reforma në administratën publike 2018 - 2022 do të përfshijë katër lëmi priortare si krijimin e politikave...

Strategjia për reforma në administratën publike 2018 - 2022 do të përfshijë katër lëmi priortare si krijimin e politikave, udhëheqjen me reformat njerëzore, përgjegjësinë dhe llogaridhënien si dhe depolitizimin e saj, theksoi Ministri I Shoqërisë Informatike Damjan Mancevski.
Sipas tij kjo strategji parasheh edhe formimin e agjnsisë për zbatimin e gjuhëve që dhe zbatimit në praktikë të ligjit të miratuar për përdorimin e gjuhës shqipe.
Por në pyetjen se a do ketë trajnime për të punsuarit në administratën publike që do angazhohen Mancevski me përgjigje.
“Kjo çështje nuk është pjesë e strategjisë, implementimi I ligjeve është nën ingrenca të Ministrive, në strategji nuk kemi aq gjëra konkrete si trajnimi i personave për zbatimin e ligjit”, shprehet ministri i shoqërisë informatike Damjan Mancevski.
Ndërkohë Këshilltarja për reforma në administrate Biljana Nikollovska Zhagar, nuk përshjashtoi edhe mundësinë e shkurtimit të administrates publike .Sipas saj nevoitet numërimi I të punësuarve dhe institucioneve dhe më pas parashihet racionalizimi I këtij numri të të punësuarve.
“Duhet definiktivisht të bëhet numërimi se sa institucione ka por edhe sat ë punësuar sa prej atzre kuadrove që përbëjnë këtë numër të madh janë adekuat për detzrat që I krzejnë dhe më pas pason racionalizimi në bayë të faktve të bayuara në profesionalizëm. E tër akjo do realizohet në mënyrë sistematike”, shprehet këshilltarja për reforma në administrate Biljana Nikollovska Zhagar.
Poashtu në strategji është paraparë edhe depolitizimii administrates që parasheh kritere objketive për selektimin e kandidatëve si dhe vendosjen e shërbimit të lartë administrativ që do jetë i obliguar për selenksionimin e adminstratorëve duke respektuar profesionalitetin e tyre në punë.
FLUTURA LATIFI
