Maqedoni

Ndryshimet kuadrovike në “Koço Racin”, reagojnë Megjashi dhe prindërit e fëmijëve

15.01.2018 16:09

Ambasada e fëmijeve Megjashi reagon lidhur me ndryshimin kadrovik që është bërë në çerdhën “Koço Racin” në Shkup...

Ambasada e fëmijeve Megjashi reagon lidhur me ndryshimin kadrovik që është bërë në çerdhën “Koço Racin” në Shkup, pa mendimin e prindërve dhe pa u marë parasysh interesi i fëmijëve I cili parashikohet  në pajtim me nenin 3 të Konventës për të drejtat e fëmijëve.
 
“Kemi mundësi ta notojmë si jofunksionalitet institucional dhe ta dorëzojmë deri te komiteti për të drejtat e fëmijeve dhe në raportin tonë vjetor për gjendjen me aktuale të respektimit dhe zbatimit të  koventës për të drejtat e fëmijëve ku potencuam se neni tre është shkleur dhe nuk përfaqëson interesat e femijeve”, tha Dragi Zmijanac, nga “Megjashi 
 
“Mund të them vetëm gjëra pozitive për këtë kopsht nga transparenca deri tek përkujdesja për fëmijët dhe në vecanti për edukatoren që ka përvoj pune 25 vjecare, dhe është e shperblyer edhe  për punën e saj nga komuna qendër, dhe e zgjedhur nga kolegeët e saj .Une kisha mendim pozitiv për kopshtin deri më date 5.01 kur u informuam se mësuesja është shkarkuar pa arsyetim”, tha një përfaqësuese e prindërve.
 
Prindërit janë drejtuar deri te Komuna Qendër nën kompetencën e së cilës është çerdhja, nga ku kanë marrë përgjigje se drejtoresha mundë të vendos për ndryshime kadrovike. Ndërsa nga Minstërja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, nuk kanë marrë përgjigje.Ku më pas janë drejtuar te Sektori për Mbrojtjen e Fëmijëve në Ministërin e Punës dhe Politikës Sociale. 
 
GYLTENE SINANI