Apeli vendosi, edhe 7 të dyshuar, mbeten në paraburgim

15.01.2018 16:29

Gjykata e Apelit në seancë të mbyllur i refuzoi si të pavlefshme ankesat për caktimin e paraburgimit...

Gjykata e Apelit në seancë të mbyllur i refuzoi si të pavlefshme ankesat për caktimin e paraburgimit edhe për 7 të dyshuarit për terrorizëm dhe cënim të rendit kushtetuees dhe sigurisë në lidhje me dhunën në Kuvend më 27 prill.

Apeli vendosi që  Abdulfeta Alimi, Ivan Cvetanovski, Luben Arnaudov, Jane Çento, Sasho Vasilevski dhe Elena Docevska të mbeten në paraburgim ndërsa  Johan Tarçullovski, vazhdon paraburgimin shtëpiak.

Të premten apeli hodhi poshtë si të pabaza edhe ankesat e 11 të dyshuarve të tjerë. Deri tani gjykata e Apelit ka refuzuar të gjitha ankesat e të dyshuarve për dhunën e 27 prillit, mes të cilave edhe ankesat e  ish drejtorit të byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, as të drejtuesit të drejtorisë së gjashtë në MPB Oliver Popovski, as të Goran Gjoshevskit, ish shefit të sigurimit të ish kryeparlamentarit Veljanovski, e as të dyshuarve të tjerë Vlado Jovanovski,  Igor Durlovski, Munir Pepiq, Oliver Radulov, Bogdan Ilievski, Dushko Lazarov, Mitko Peshov dhe Ilija Slavkovski.