Ligji për gjuhët, Ivanov ende pa vendim, afati deri të enjten
Presidenti Gjorge Ivanov deri të ejten në mesnatë duhet të nënshkruaj ligjin për gjuhët....

Presidenti Gjorge Ivanov deri të ejten në mesnatë duhet të nënshkruaj ligjin për gjuhët, ose të njejtin ta kthejë sërisht në Kuvend.
Ende nuk dihet nëse Ivanov do ta dekretojë ligjin, pasi paraprakisht, në fjalimin e fundvitit në Kuvend, kreu i shtetit tha se vendimi i tij për ligjin e gjuhëve do të mbështet në garancitë me shkrim për ruajtjen e integritetit, sovranitetit, integritetit territorial, pavarësisë dhe multietnicitetit të Maqedonisë.
Ivanov pati deklaruar se ligji duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe se ai para se të vendosë nëse do ta dekretojë ose jo, do të konsultohet me ekspertë të Kushtetutës. Kuvendi miratoi ligjin për gjuhët më 11 janar dhe më pas teksti iu dorëzua presidentit.
